GJUMI MBI BORË

7.00

Çdo lëvizje e kockës së kësaj loje puzzle në roman rrezikon ta shfaqë ujkun, duke luajtur kështu me ankthin e lexuesit semantik, mirëpo autori, si preferues i linjës semiotike, argëtohet me të kaluarën e tij, duke krijuar vazhdimisht digresione semiotike. Pra, derisa lexuesi i linjës semantike pret se çfarë do të ndodhë me mësuesin e mbetur në borë, autori tregon se çfarë ka ndodhur me mësuesin në fshat. Kështu, romani si linjë të parë e jep mbetjen në borë, kurse linjën e fshatit e fillon si digresion. Pastaj, çuditërisht, digresioni, duke krijuar sekuenca që kulmojnë me frekuenca narrative mbi ortekun që artikulohet si motiv iterativ, bëhet linjë primare, kurse mbetja në borë – linjë sekondare. Ridvan Dibra, i familjarizuar me debatet dhe modelet postmoderne, nëpërmjet diskursit brikolar të këtij romani e ka parodizuar metanarrativën ideologjike me mininarrativë autobiografike.

Shto i Preferuar
Shto i Preferuar

Ridvan Dibra (1959), prozator, dramaturg, poet dhe profesor universitar, është autor i shumë veprave në zhanre të ndryshme. Veprat e tij janë përkthyer në disa gjuhë dhe janë shpërblyer me disa çmime. Ndër veprat më të njohura janë: Nudo, Legjenda e vetmisë, Në kërkim të fëmijës së humbur, Gjumi mbi borë, Për romanin dhe romanet etj

Të dhëna për Librin:

Autori Ridvan Dibra
Titulli Gjumi mbi borë
ISBN 978-9951-777-67-4
FAQE 144
Çmimi 7
Viti 2021
Autori

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “GJUMI MBI BORË”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Mund t’ju pëlqejnë edhe…

Shopping Cart
GJUMI MBI BORË
7.00
Shto i Preferuar
Shto i Preferuar