Rreth Bardbooks

Bard Books

është shtëpi botuese e themeluar në vitin 2019, në Prishtinë (Kosovë). Ajo është e fokusuar kryesisht në beletristikë, por boton edhe libra filozofikë, biografikë, historikë etj. Një vend të veçantë e zënë autorët e përkthyer si: Paul Valéry, Luigi Pirandello, Miguel de Unamuno, Federico Garcia Lorca, Danillo Kish, Hans Bertens, Linda Hutcheon, Walter Benjamin, Jürgen Habermas etj. Gjithashtu, këtu botohen autorët më të njohur shqiptarë dhe u jepet hapësirë botimi autorëve debutues, pas vlerësimit pozitiv nga bordi i botimeve. Nga viti i kaluar, në mënyrë ekskluzive botohen edhe autoret femra.

Bard Books boton libra në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhën angleze, gjermane etj., shpesh si pjesë të një serie (Corpus, Sapho, Debut), apo të një formati si libellum, apo chapbooks.
Bard Books boton edhe revistën kulturore Symbol.

Botimet e shtëpisë botuese Bard Books shpërndahen në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Shopping Cart