NË KËRKIM TË FËMIJËS SË HUMBUR

8.00

& Dërgesë-Gratis
Në kërkim të fëmijës së humbur është një libër duplikat, i cili duke bashkuar të kundërtat, fiton sintezën postmoderne, që është një dysi kundërthënëse. Në të bashkohen kultura e lartë dhe kultura e ulët, arti dhe jeta, e kaluara dhe e tashmja, e vërteta dhe gënjeshtra etj. Shkurt, ky libër që ndjek leksionin e postmodernizmit, bashkon ato që i kishte ndarë modernizmi.Kjo vepër tregon se autori i saj është një eksperimentalist i madh që përfaqëson një tip letërsie: letërsinë laboratorike, po të huazojmë një koncept të teatrit grotowskian. Nuk ka gjë nga e cila nuk mund të bëhet letërsi interesante në laboratorin e Ridvan Dibrës, i cili, në këtë mënyrë, aprovon mendimin e Shopenhauerit se detyra e shkrimtarit nuk është të tregojë ngjarje të mëdha, por të voglat t’i bëjë interesante.

 

Shto i Preferuar
Shto i Preferuar

Ridvan Dibra (1959), prozator, dramaturg, poet dhe profesor universitar, është autor i shumë veprave në zhanre të ndryshme. Veprat e tij janë përkthyer në disa gjuhë dhe janë shpërblyer me disa çmime. Ndër veprat më të njohura janë: Nudo, Legjenda e vetmisë, Në kërkim të fëmijës së humbur, Gjumi mbi borë, Për romanin dhe romanet etj

Të dhëna për Librin:

Autori Ridvan Dibra
Titulli Në kërkim të fëmijës së humbur
ISBN 978-9951-777-66-7
FAQE 346
Çmimi 8
Viti 2021
Autori

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “NË KËRKIM TË FËMIJËS SË HUMBUR”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Mund t’ju pëlqejnë edhe…

Shopping Cart
NË KËRKIM TË FËMIJËS SË HUMBUR
8.00
Shto i Preferuar
Shto i Preferuar