Krijimi dhe udhëtimi te Nikos Kazanxakis nuk duhen parë ndaras, pasi ato përbëjnë një simbiozë spirituale, dhe dëshmia më e mirë për këtë është vepra Raport El Grekos, të cilën e shkroi nga fundi i jetës dhe ia botuan katër vjet pas vdekjes. Kjo vepër nuk hyn brenda kritereve zhanrore. Nuk është as roman, as memoare, as ditar, as ese, as itinerar, as autobiografi, por është një bardadrac, apo ngapak prej të gjithave. Prandaj edhe përcaktuesi kategorial që i vendoset veprës poshtë titullit, në gjuhë dhe botime të ndryshme, del ndryshe: roman, memoare, autobiografi etj. Duke qenë autobiografi amorfe, mund ta quajmë roman, sepse romani është formë që gëlltit gjithçka, dhe mund t’ia vëmë cilësorin spiritual, sepse udhëtimi këtu, përveç gjeografik, është edhe psikologjik, madje me theks në këtë të dytin. Kështu, Kazanxakis është sintezë e Pitagorës dhe Sokratit, nga të cilët, siç thoshte J. L. Borges, i pari udhëtonte jashtë, ndërsa i dyti brenda. Kazanxakis nuk i përmbahet një shkolle, apo një poetike. Ai nuk hyn tek ata shkrimtarë që u përmbahen poetikave, as tek ata që i zgjerojnë poetikat, por tek ata që i tejkalojnë ato. I bindur se në kohën e tij, jeta kishte humbur kuptimin, ai letërsinë nuk e shihte si lojë, por si detyrë, dhe qëllimi i tij ishte, siç shprehej, t’i kalonte kufijtë e artit: Kur shkruaja, qëllimi im nuk ishte bukuria, por shpëtimi. E, tejkalimi i këtyre kufijve ka rezultuar me zgjerimin e botës sonë shpirtërore. Pas leximit të veprave të këtij Homeri modern, lexuesi rritet intelektualisht dhe shpirtërisht.
Të dhëna për Librin:
| Autori | Nikos Kazanxakis |
| Titulli | Raport El Grekos |
| ISBN | 978-9951-9267-1-3 |
| FAQE | 632 faqe |
| Çmimi | 12 |
| Viti | 2025 |









Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.