I ardhur në shqip me titullin “Koncepti i postmodernës”, ky studim aq i cituar, i botuar edhe në antologji të studimeve postmoderne, trajton postmodernizmin si periodë dhe si poetikë, duke ndjekur kronologjinë e diskutimit të këtij fenomeni dhe duke analizuar terminologjinë bazike të tij. Si ndjekës dhe pjesëmarrës në debatet mbi postmodernizmin, Hans Bertens nuk e ka shteruar çështjen e postmodernes, por e ka studiuar me rrënjë. Prandaj, edhe sot, më shumë se tri dekada pas botimit të parë, kur tashmë librat për postmodernizmin janë aq të shumtë, ky studim, pikëpamjet e të cilit janë zgjeruar në librat e tjerë të të njëjtit autor, ka mbetur referencë e pashmangshme e studiuesve të kontekstit dhe të teksteve postmoderne.
Të dhëna për Librin:
Autori | Hans Bertens |
Titulli | Koncepti i postmodernës |
ISBN | 978-9951-777-39-1 |
FAQE | 137 |
Çmimi | 5 |
Viti | 2021 |
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.