ZOTI NË KINEMA

5.00

& Dërgesë-Gratis

Libri Zoti në kinema është një libër që trajton filma të njohur mbi heshtjen e Zotit përballë krimeve të njerëzve. Nga një prizëm filozofik, analizohen idetë e filmave: The Seventh Seal, The Last Temptation of Christ, Amen, The Two Popes etj.

Shto i Preferuar
Shto i Preferuar
Kategori: Etiketa: ,

Libri Zoti në kinema është një libër që trajton filma të njohur mbi heshtjen e Zotit përballë krimeve të njerëzve. Nga një prizëm filozofik, analizohen idetë e filmave: The Seventh Seal, The Last Temptation of Christ, Amen, The Two Popes etj. Në vlerësimin në kopertinë të librit, Ag Apolloni shkruan: “Libri Zoti në kinema vjen me një titull goditës. Pas titullit efektiv qëndrojnë analizat, përqasjet, komentet dhe reflektimet, nëpërmjet të cilave Dragusha e tejkalon diskursin mediatik dhe strehohet aty ku ndihet rehat: në filozofi. Filozofia është pika e pozicionimit të tij, ndërsa kinematografia është ekrani përballë tij, prandaj këto ese mund të lexohen si një teori e tij, duke pasur parasysh etimologjinë e termit. Meqenëse Zoti në shkrimet e Dragushës është temë obsesive dhe problem i pashmangshëm e i pazgjidhshëm, ai s’kishte si të mungonte edhe në krye të titullit të librit të tij të parë. Këta dy kanë çfarë të thonë për njëri-tjetrin, kanë një histori të gjatë (mos)marrëveshjeje. Përderisa i pari (Zoti) ka vendosur të heshtë, i dyti (Dragusha) ka vendosur të flasë. Dhe ky është vetëm fillimi”.

Të dhëna për Librin:

Autori Dritan Dragusha
Titulli Zoti në kinema
ISBN 978-9951-777-29-2
FAQE 70
Çmimi 5
Viti 2020
Autori

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “ZOTI NË KINEMA”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shopping Cart
ZOTI NË KINEMA
5.00
Shto i Preferuar
Shto i Preferuar