PËR ROMANIN DHE ROMANET

7.00

Në librin eseistik Për romanin dhe romanet, Ridvan Dibra flet për romanin si zhanër dhe për 17 romanet e tij. Në hyrje të librit, autori shkruan: “Për romanin është folur dhe flitet shumë. Ndoshta më shumë se për çdo lloj tjetër letrar. Tjerrën teori e traktate. Përpunohen parashikime e pandehma. Prej atyre kobzeza, që paralajmërojnë “vdekjen e romanit”, deri tek ato më optimistet, të cilat shenjtërojnë mbretërimin e tij. Si përherë, e vërteta rri diku në mes. Ndërsa romani veçse stërpiket paksa prej gjithë këtij rrebeshi teorik dhe estetik, duke vazhduar të jetë, si përherë, njëri prej miqve më të mëdhenj e më besnikë të qenies njerëzore. Tashti, pas më shumë se tridhjetë vjet krijimtari, kur kthej kryet mbrapa dhe shoh që emrin tim e mbajnë jo pak, por plot shtatëmbëdhjetë romane, them se kam të drejtë edhe unë të shpreh, me modesti, ndoca përshtypje e konsiderata për këtë Mik të Madh, i cili ka shënjuar jo vetëm krijimtarinë, po krejt jetën time. Do ta bëj sipas mënyrës sime. Pa tjerrë teori e traktate. Duke u mbështetur, para së gjithash, te përvojat e mia me secilin roman. Por edhe duke i kërkuar ndihmë kujtimeve dhe shënimeve, që kam mbajtur herë pas here”.

Shto i Preferuar
Shto i Preferuar
Kategori: Etiketa: ,

Të dhëna për Librin:

Autori Ridvan Dibra
Titulli Për romanin dhe romanet
ISBN 978-9951-777-33-9
FAQE 168
Çmimi 7
Viti 2021
Autori

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “PËR ROMANIN DHE ROMANET”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shopping Cart
PËR ROMANIN DHE ROMANET
7.00
Shto i Preferuar
Shto i Preferuar