,

LEONARD COHEN DHE VEPRAT E TIJ

5.00

Linda Hutcheon e kategorizon Leonard Cohenin te autorët postmodernë, për shkak të kodimit të dyfishtë të letërsisë së tij e cila në njërën anë lidhet me kulturën e lartë (me poezitë e John Donne, W. B. Yeats, T. S. Eliot etj.), kurse në anën tjetër me pop-kulturën. Cohen dhe Dylan, me shartimin që ia bënë letërsisë me muzikën, nuk janë figura periferike të letërsisë, por paradigma të postmodernizmit. Prandaj, për këtë studim, Linda Hutcheonit duhet hequr kapelën, ashtu siç e hiqte Leonard Cohen për ta përshëndetur publikun.

Shto i Preferuar
Shto i Preferuar

Linda Hutcheon (1947) është teoricienja më e njohur e letërsisë postmoderne dhe profesoreshë në Degën e Anglishtes dhe në Qendrën e Letërsisë Krahasuese në Universitetin e Torontos. Në
vitin 2000 ajo është zgjedhur Presidente e Asociacionit të Gjuhëve Moderne, duke u bërë kështu kanadezja e parë femër që mban këtë post. Përveç librit Poetika e postmodernizmit (1988), që është vepra më e njohur e saj, dallohen edhe studimet: Teoria e parodisë (1984), Politika e postmodernizmit (1989), Postmoderna kanadeze (1992), Epoka e ironisë (1994), Teoria e adaptimit(2004) dhe disa libra për operën.

Të dhëna për librin:

Autori Linda Hutcheon
Titulli Leonard Cohen dhe veprat e tij
ISBN 978-9951-777-44-5
FAQE 110
Cmimi 5
Viti 2021
Autori

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “LEONARD COHEN DHE VEPRAT E TIJ”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shopping Cart
LEONARD COHEN DHE VEPRAT E TIJ
5.00
Shto i Preferuar
Shto i Preferuar