, ,

REBELIM DHE KUJTESË

10.00

Libri Rebelim dhe kujtesë i Ardianë Pajazitit sjell nëntë portrete, nëntë zëra dhe nëntë fate të grave që kanë sfiduar një mentalitet, kanë kundërshtuar një regjim, apo kanë dhënë shembuj suksesi, mbijetese, dashurie dhe përkushtimi. Ky libër, duke prezantuar nëntë histori grash nga perspektiva e tyre dhe me zërin e tyre, frymëzon dhe inkurajon brezat.
Në fakt, ky nuk është thjesht një libër me nëntë biseda, por një material potencial për nëntë filma. Historitë e këtij libri dëgjohen, lexohen, shikohen dhe përjetohen. Ato janë nëntë histori të veçanta dhe interesante për ta kuptuar një kohë, një mendësi, një mosdorëzim. Historia e dhjetë është ajo që mund të lexohet në përzgjedhjen e tyre, në përshkrimet para dhe pas fjalëve të protagonisteve, si dhe mes rreshtave; është historia e vetë autores së librit që është kujtuar t’i regjistrojë me kujdes dhe respekt këto gra, ashtu siç regjistrohen zërat e përmallimit dhe sakrificës, apo zërat që s’kanë heshtur në të kaluarën dhe që s’mund t’i heshtë as e ardhmja.

Mund të kihet me paraporositje

Shto i Preferuar
Shto i Preferuar

Ardianë Pajaziti është gazetare e njohur në fushën e artit dhe kulturës. Me gazetari merret prej vitit 1996, kurse prej vitit 2013 është themeluese dhe drejtuese e gazetës online për art dhe kulturë “KultPlus”. Pajaziti poashtu ka themeluar edhe Qendrën Kulturore “KultPlus Caffe Gallery”, sikurse që ka themeluar dhe drejton dy organizime të mëdha kulturore: “Ta zbardhi ftyrën” dhe “KultStrofa”. E shquar për përkushtimin e saj në fushën e artit dhe kulturës, Pajaziti është një prej figurave që ka krijuar rrjetëzimin më të madh të komunitetit artistik brenda Kosovës, nivelit mbarëkombëtar dhe artistëve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në shtete të ndryshme të botës.

Të dhëna për Librin:

Autori Ardianë Pajaziti
Titulli Rebelim dhe kujtesë
ISBN 978-9951-9267-0-9
FAQE 166 faqe
Çmimi 10
Viti 2026
Autori

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “REBELIM DHE KUJTESË”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shopping Cart
REBELIM DHE KUJTESËREBELIM DHE KUJTESË
10.00

Mund të kihet me paraporositje

Shto i Preferuar
Shto i Preferuar