Danillo Kish

Danillo Kish (1935-1989) vlerësohet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj postmodernë. Pas polemikave të gjata e të rrepta me kritikët serbë, që, duke mos e kuptuar modelin postmodern, e kritikonin Kishin për plagjiaturë, ai e la Beogradin më 1979, për t’u vendosur përfundimisht në Paris. Veprat e tij janë: Një varr për Boris Davidoviçin, Mësimi i anatomisë, Psalm 44, Enciklopedia e të vdekurve, Klepsidra etj. Danillo Kish është vlerësuar lart nga emrat më të mëdhenj të letërsisë bashkëkohore në botë, si Milan Kundera, Philip Roth, Joseph Brodsky, Susan Sontag etj. Romani i tij i parë, Mansarda, u shkrua në vitin 1960 dhe u botua më 1962.

Po shfaqet përfundimi i vetëm

Shopping Cart