Commentum 1 komenton postmodernizmin si poetikë dhe periudhë, duke treguar shkaqet e lindjes, zhvillimin e jetës dhe arsyet e vdekjes së këtij formacioni, që konsiderohet më kontradiktori në histori të zhvillimit të letërsisë botërore. Sipas autorit, ky vëllim do të pasohet edhe nga vëllime të tjera, ku trajtohet herë letërsia shqipe, herë letërsia botërore, dhe promovohet një mënyre e veçantë e interpretimit. Qëllimi i këtij libri, ashtu si edhe qëllimi i projektit në përgjithësi, nuk është të finalizohet me “histori”, apo “poetikë”, pasi që të dyja, sipas autorit, janë të tejkaluara, por që të jepet një koment profesional për fenomene, vlera, tekste dhe autorë.
Të dhëna për LIbrin:
Autori | Ag Apolloni |
Titulli | Commentum 1 |
ISBN | 978-9951-777-12-4 |
FAQE | 104 |
Cmimi | 5 |
Viti | 2019 |
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.