,

A KA HËNA DERË

7.00

Edhe pse me vokacion filozof, Dritan Dragusha na fton në kinema. Na fton në botën e imazherisë dhe simulakrave që në traditën filozofike platoniste ishin pa dinjitet ontologjik dhe larg të vërtetës. Për më shumë, salla e kinemasë për filozofët e kësaj tradite ngjall dyshimet për filmin, pikërisht, se ajo ka një
ngjashmëri të frikshme me shpellën e Platonit. Ky libër është dëshmi e një tradite tjetër në filozofi, asaj antiplatonike ose postplatonike, që na hap një dimension të ri të të kuptuarit të imazhit dhe fuqisë së tij në film. Larg të jetë botë e hijeve, ajo na shpërfaq shumëngjyrshmërinë e botës magjike, ku jeta pulson në gjallërinë e saj.

Shto i Preferuar
Shto i Preferuar

Dritan Dragusha (1980) ka kryer studimet bachelor dhe master për filozofi në Universitetin e Prishtinës. Ka qenë një nga drejtuesit e emisionit Filozofema në RTK, kolumnist në platformën online sbunker.net, redaktor në revistën Symbol, kurse aktualisht është autor dhe moderator i emisionit Prizma në televizionin T7.

Të dhëna për Librin:

Autori Dritan Dragusha
Titulli A ka hëna derë?
ISBN 978-9951-777-97-1
FAQE 182
Çmimi 7
Viti 2024
Autori

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “A KA HËNA DERË”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Mund t’ju pëlqejnë edhe…

Shopping Cart
A KA HËNA DERË
7.00
Shto i Preferuar
Shto i Preferuar