NJË FIJE SHPRESE, NJË FIJE SHKREPËSE

7.00

Romani dokumentar “Një fije shprese, një fije shkrepëse” është përshkrim i një vizite të tre shokëve në shtëpinë e nënës Ferdonije, e cila gjatë luftës ka humbur katër djemtë dhe burrin.

Shto i Preferuar
Shto i Preferuar

Romani dokumentar “Një fije shprese, një fije shkrepëse” është përshkrim i një vizite të tre shokëve në shtëpinë e nënës Ferdonije, e cila gjatë luftës ka humbur katër djemtë dhe burrin. Linja e parë e këtij romani është udhëpërshkrim dhe mbaron aty ku nis. Mirëpo brenda saj gërshetohen edhe linja të tjera, që shpalosin histori të përndjekjes, shpërnguljes, dhunimit, vrasjeve, masakrave, pritjes dhe vetëvrasjes. Bashkë me historinë e Ferdonijes, rrëfehet edhe historia e nënës Pashkë, e cila pak ditë pasi iu kthyen mbetjet e dy djemve, bëri vetëvrasje. Po ashtu, e bazuar krejtësisht në materiale arkivore, vihet edhe një paralele mes Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Kosovës, përkatësisht mes kampeve të shfarosjes dhe kampeve të shpërnguljes. Ndërsa, në funksion të plotësimit të mozaikut të tragjedisë kosovare, rrëfehen edhe përvojat personale të tre shokëve, në raport me luftën. Ky dokuroman (roman dokumentar) flet për dhunën e regjimit serb, për dëbimet dhe djegiet, për spastrimin etnik, për intervenimin ushtarak të NATO-s, për personat e pagjetur, për një dorëshkrim të humbur dhe një tragjedi të gjetur, për peshën e pritjes dhe rëndësinë e shpresës.

Të dhëna për Librin:

Autori Ag Apolloni
Titulli Një fije shprese, një fije shkrepëse
ISBN 978-9951-777-23-0
FAQE 137
Çmimi 7
Viti 2023
Autori

2 shqyrtim për NJË FIJE SHPRESE, NJË FIJE SHKREPËSE

  1. graliontorile

    Just wanna remark on few general things, The website pattern is perfect, the content is very fantastic : D.

  2. vorbelutrioperbir

    You completed a number of nice points there. I did a search on the theme and found nearly all folks will have the same opinion with your blog.

Shtoni një shqyrtim

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shopping Cart
NJË FIJE SHPRESE, NJË FIJE SHKREPËSE
7.00
Shto i Preferuar
Shto i Preferuar