Xhejlane Tërbunja është aktore dhe poete. Ajo ka studiuar për aktrim në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës dhe ka luajtur në një sërë rolesh në teatër dhe kinematografi, duke përfshirë ndër të tjerë, filmat Obraz (2024), Adnan Kafazi (2023), Hive (2021), Unwanted (2017), Kati V (2012) dhe Der Albaner (2010), shfaqjet Shërbëtori i dy zotërinjve, Natën e mirë, nënë, Killing Me Softly. Me shumë shfaqje teatrale ka fituar çmime në disa festivale në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri. Ka qenë kryesuese e Këshillit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, ishte aktore e emisionit televiziv Vikendi dhe autore e moderatore e emisionit televiz Veç Kesh. Si poete, Tërbunja ka marrë pjesë në shumë lexime poetike dhe aktivitete kulturore, si dhe ka botuar krijimet e saj në revista letrare dhe platforma artistike.
Të dhëna për librin:
| Autori | Xhejlane Tërbunja |
| Titulli | Asgja s’ka ndryshu |
| ISBN | 978-9951-9230-3-3 |
| Faqe | 72 |
| Çmimi | 5 |
| Viti | 2025 |














Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.