,

ASGJA S’KA NDRYSHU

5.00

Ky libër është një përplasje e dashurisë dhe dhimbjes, trupit dhe kujtesës, vajzës që rritet, gruas që lufton dhe njeriut që kërkon një vend ku më në fund të mos ketë frikë të jetë vetvetja. Në secilin varg, përmes një gjuhe të gjallë, të përditshme dhe shpesh të zhveshur nga çdo filtër, Tërbunjës i del në pah ajo për të cilën poezia ka aq shumë nevojë: autenticiteti. Ky është libri që e flet shqipen e sotme — atë urbane, të drejtpërdrejtë, të sinqertë. Poezi që shpesh shndërrohen në rrëfim intim.

Shto i Preferuar
Shto i Preferuar
Kategori: , Etiketa: ,

Xhejlane Tërbunja është aktore dhe poete. Ajo ka studiuar për aktrim në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës dhe ka luajtur në një sërë rolesh në teatër dhe kinematografi, duke përfshirë ndër të tjerë, filmat Obraz (2024), Adnan Kafazi (2023), Hive (2021), Unwanted (2017), Kati V (2012) dhe Der Albaner (2010), shfaqjet Shërbëtori i dy zotërinjve, Natën e mirë, nënë, Killing Me Softly. Me shumë shfaqje teatrale ka fituar çmime në disa festivale në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri. Ka qenë kryesuese e Këshillit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, ishte aktore e emisionit televiziv Vikendi dhe autore e moderatore e emisionit televiz Veç Kesh. Si poete, Tërbunja ka marrë pjesë në shumë lexime poetike dhe aktivitete kulturore, si dhe ka botuar krijimet e saj në revista letrare dhe platforma artistike.

Të dhëna për librin:

Autori Xhejlane Tërbunja
Titulli Asgja s’ka ndryshu
ISBN 978-9951-9230-3-3
Faqe 72
Çmimi 5
Viti 2025
Autori

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “ASGJA S’KA NDRYSHU”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Mund t’ju pëlqejnë edhe…

Shopping Cart
ASGJA S'KA NDRYSHUASGJA S’KA NDRYSHU
5.00
Shto i Preferuar
Shto i Preferuar