,

PSALMI 44

8.00

Romani Psalmi 44, të cilin Danillo Kishi e shkroi në moshën 25-vjeçare, është rrëfim mbi Aushvicin, ku vdiq edhe babai i tij. Ky nuk është romani i vetëm ku Kishi trajton tragjedinë më të madhe të shekullit të kaluar, por është më i trishti dhe më i brishti. E, gjithashtu, është një roman i sertë, sepse, nëpërmjet doktorit Josef Mengele, i njohur si engëlli i vdekjes, e që në këtë roman quhet Dr. Niçe, hyn në dialogim të pamëshirshëm me filozofinë niçeane, e cila u përdor dhe u keqpërdor nga nacistët.
Në këtë roman lirik, rrëfimi vjen si traumë, si gulçim dhe si shpërthim, ndërsa përshkrimi i situatave makabre vjen si britmë autoriale për vdekjen e njeriut dhe të humanizmit. Ky roman në njërën anë, me disa skena tmerri, të bën t’i mbyllësh sytë, kurse në anën tjetër të fton t’i bësh sytë katër për të lexuar mes rreshtash.

Shto i Preferuar
Shto i Preferuar
Kategori: , Etiketa: , ,

Danillo Kish (1935-1989), një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të ish-Jugosllavisë dhe, pa dyshim, ndër shkrimtarët më të njohur ballkanikë në botë, ka botuar veprat: Mansarda, Një varr për Boris Davidoviçin, Kopshti, hiri, Enciklopedia e të vdekurveetj. Vepra e tij është vlerësuar lart nga Milan Kundera, Philip Roth, Susan Sontag etj. Romani Klepsidra është botuar për herë të parë në Kosovë më 1977, i përkthyer nga shkrimtari, muzikanti, aktivisti dhe atdhetari Jusuf Gërvalla, i cili u vra në moshën 38 vjeçare nga Shërbimi Sekret Jugosllav (UDB), në Untergruppenbach të Gjermanisë.

Të dhëna për Librin:

Autori Danillo Kish
Titulli Psalmi 44
ISBN 978-9951-9230-5-7
FAQE 144
Çmimi 8
Viti 2025
Autori

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “PSALMI 44”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Mund t’ju pëlqejnë edhe…

Shopping Cart
PSALMI 44PSALMI 44
8.00
Shto i Preferuar
Shto i Preferuar