,

KËSULËKUQJA, PËRRALLË PËR TË RRITUR

7.00

& Dërgesë-Gratis

Ky roman flet për një Kësulëkuqe koketuese dhe një Ujk të sëmurë. Është një histori e dashurisë dhe një shëtitje nëpër pyllin magjik të tregimtarisë, ku personazhet futen shtigjeve të mitologjisë, përrallës, religjionit dhe animacionit. Ulërimat dhe psherëtimat, lehjet dhe blegërimat vijnë si një përballje alegorike që zgjon jehun e egërsisë brenda nesh.
Ky është një rrëfim që përdor cartoon logic brenda artit kombinatorik, ku ndërfuten elemente teatrore, filmike dhe muzikore; është një prozë që ka poezinë dhe dramën brenda. I vendosur në një vend të vogël të kontinentit që e ka marrë emrin nga një femër e përdhunuar, ai flet edhe për përdhunimet gjatë luftës në Kosovë, dhe për pasojat e tyre në paqe. Romani është ndërtuar si një shëtitje filozofike nëpër një botë sa reale, aq edhe përrallore. Ky nuk është roman dokumentar, as përrallë e pastër.

Shto i Preferuar
Shto i Preferuar

Ag Apolloni (1982) është shkrimtar, studiues dhe profesor në Universitetin e Prishtinës. Ka drejtuar revistën letrare Jeta e Re (2010 – 2012), revistën për studime kulturore Symbol (nga 2013), shtëpitë botuese Om (2012 -2018) dhe Bard Books (nga 2019). Ka kryer studimet për Dramaturgji dhe për Letërsi shqipe, ku edhe ka doktoruar. Përveç teksteve teatrore dhe studimore, Apolloni ka shkruar edhe librat poetikë Zomb, Sandalet e Senekës dhe Retorika e heshtjes; librin autobiografik Mesjeta ime, dhe romanet: Ulurima e ujkut, Zazen, Një fije shprese, një fije shkrepëse dhe Kësulëkuqja, përrallë për të rritur. Veprat e tij janë shpërblyer me disa çmime dhe janë përkthyer në disa gjuhë.

Të dhëna për Librin:

Autori Ag Apolloni
Titulli Kësulëkuqja, përrallë për të rritur
ISBN 978-9951-777-61-2
FAQE 206
Çmimi 7
Viti 2022
Autori

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “KËSULËKUQJA, PËRRALLË PËR TË RRITUR”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Mund t’ju pëlqejnë edhe…

Shopping Cart
KËSULËKUQJA, PËRRALLË PËR TË RRITUR
7.00
Shto i Preferuar
Shto i Preferuar