,

AS QENI TE PORTA NUK MË NJOHU

5.00

As qeni te porta nuk më njohu është një përzgjedhje poetike nga përmbledhjet e Arben Prendit, i cili, ndryshe nga shumica e shkrimtarëve sot që ulin standardet për t’iu përshtatur shijes së vulgut, që prej tridhjetë vjetësh vazhdon ta shkruajë poezinë me përkushtimin, qetësinë dhe heshtjen e murgut. Prendi ka një lidhje pothuajse religjioze me poezinë, e cila mund të lexohet si një litani laike me frymë metafizike. Vargjet e tij janë nyje poetike ku lidhen sakraliteti eternal dhe trivialiteti efemer. Modelet dhe mitet shfaqen e zhduken nëpërmjet një sfumature poetike që krijimtarinë e këtij poeti e bëjnë autentike.

Shto i Preferuar
Shto i Preferuar
Kategori: , Etiketa: ,

Arben Prendi është shkrimtar, studiues dhe profesor në Universitetin e Shkodrës. Ka botuar librat: Të shtunën ndize një qiri (1996), Vashat nguten me u ba gra (1998), Qirinj të ndezun për të gjallët (2001), I ra mjegulla Buenës (2022), dhe shumë studime për autorët bashkëkohorë shqiptarë.

 

Të dhëna për librin:

Autori Arben Prendi
Titulli As qeni te porta nuk më njohu
ISBN 978-9951-777-89-6
FAQE 74
Çmimi 5
Viti 2024
Autori

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “AS QENI TE PORTA NUK MË NJOHU”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Mund t’ju pëlqejnë edhe…

Shopping Cart
AS QENI TE PORTA NUK MË NJOHU
5.00
Shto i Preferuar
Shto i Preferuar