,

RAPORT EL GREKOS

12.00

Nikos Kazanxakis (1883-1957), shkrimtari më i madh grek i letërsisë moderne, ka shkruar romane, drama, poezi,  ese, itinerare, ditare, refleksione, letra, studime, tekste shkollore dhe antologji. Po ashtu, ka përkthyer rreth pesëdhjetë vepra në greqisht, përfshirë Komedinë hyjnore, Faustin dhe Kështu fliste Zarathustra. Dramat e tij janë inskenuar nëpër teatro të ndryshme, ndërsa romanet e tij janë kthyer në filma ikonikë si: Zorba the Greek (regjia: Michael Cacoyannis) me aktorin Anthony Quinn në rolin kryesor, dhe me muzikën e kompozuar nga Mikis Theodorakis, si dhe The Last Temptation of Christ (regjia: Martin Scorsese). Gjithashtu, është bërë edhe një film për jetë ne shkrimtarit: Kazantzakis
(2017). Ai është ndër shkrimtarët më të përkthyer në botë, ndërsa ligjërata, konferenca dhe impoziume për të mbahen çdo vit në për të gjitha kontinentet.

Mund të kihet me paraporositje

Shto i Preferuar
Shto i Preferuar

Krijimi dhe udhëtimi te Nikos Kazanxakis nuk duhen parë ndaras, pasi ato përbëjnë një simbiozë spirituale, dhe dëshmia më e mirë për këtë është vepra Raport El Grekos, të cilën e shkroi nga fundi i jetës dhe ia botuan katër vjet pas vdekjes. Kjo vepër nuk hyn brenda kritereve zhanrore. Nuk është as roman, as memoare, as ditar, as ese, as itinerar, as autobiografi, por është një bardadrac, apo ngapak prej të gjithave. Prandaj edhe përcaktuesi kategorial që i vendoset veprës poshtë titullit, në gjuhë dhe botime të ndryshme, del ndryshe: roman, memoare, autobiografi etj. Duke qenë autobiografi amorfe, mund ta quajmë roman, sepse romani është formë që gëlltit gjithçka, dhe mund t’ia vëmë cilësorin spiritual, sepse udhëtimi këtu, përveç gjeografik, është edhe psikologjik, madje me theks në këtë të dytin. Kështu, Kazanxakis është sintezë e Pitagorës dhe Sokratit, nga të cilët, siç thoshte J. L. Borges, i pari udhëtonte jashtë, ndërsa i dyti brenda. Kazanxakis nuk i përmbahet një shkolle, apo një poetike. Ai nuk hyn tek ata shkrimtarë që u përmbahen poetikave, as tek ata që i zgjerojnë poetikat, por tek ata që i tejkalojnë ato. I bindur se në kohën e tij, jeta kishte humbur kuptimin, ai letërsinë nuk e shihte si lojë, por si detyrë, dhe qëllimi i tij ishte, siç shprehej, t’i kalonte kufijtë e artit: Kur shkruaja, qëllimi im nuk ishte bukuria, por shpëtimi. E, tejkalimi i këtyre kufijve ka rezultuar me zgjerimin e botës sonë shpirtërore. Pas leximit të veprave të këtij Homeri modern, lexuesi rritet intelektualisht dhe shpirtërisht.

Të dhëna për Librin:

Autori Nikos Kazanxakis
Titulli Raport El Grekos
ISBN 978-9951-9267-1-3
FAQE 632 faqe
Çmimi 12
Viti 2025
Autori

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “RAPORT EL GREKOS”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Mund t’ju pëlqejnë edhe…

Shopping Cart
RAPORT EL GREKOSRAPORT EL GREKOS
12.00

Mund të kihet me paraporositje

Shto i Preferuar
Shto i Preferuar