Robert Wilton, shkrimtar anglez me nënshtetësi kosovare, ka qenëkëshilltar i Kryeministrit të Kosovës në vitet para pavarësisë së vendit,ka pasur disa poste në Ministrinë e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, dhe ka shërbyer si zëvendës-shef i OSBE-së, në Tiranë. Ai ështëbashkëthemelues i shoqatës The Ideas Partnership, që mbështetedukimin dhe fuqizimin e fëmijëve të margjinalizuar në Ballkan.Gjithashtu, është editor në revistën kulturore Symbol. Robert Wilton është autor i disa serive në prozë, nga të cilat në gjuhënshqipe deri tash janë përkthyer romanet Merimanga e Sarajevës (Toena,2017) dhe Helmim në Paris (Bard Books, 2023). Po ashtu, ai njihet edhesi përkthyes nga shqipja në anglisht. Ka përkthyer romanin Pse? të Sterjo Spasses, Legjenda e vetmisë të Ridvan Dibrës, Një fije shprese, një fije shkrepëse dhe Kësulëkuqja të Ag Apollonit, midis të tjerash.
Të dhëna për Librin:
Autori | Robert Wilton |
Titulli | Helmim në Paris |
ISBN | 978-9951-777-71-1 |
FAQE | 206 |
Çmimi | 8 |
Viti | 2023 |
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.