, , ,

HARMONIA MJEDISORE

12.00

“Harmonia Mjedisore”, ndonëse në fushën e arkitekturës dhe urbanizmit njihet si koncept që përshkruan qëndrueshmërinë në kontekstin ekonomik, social dhe mjedisor, ndërsa në këtë libër paraqitet si një koncept më i avancuar, përmes një ndërthurjeje më të thellë me estetikën, psikologjinë dhe marrëdhëniet njerëzore me natyrën. Në kontekst të këtij koncepti, “harmonia” duhet të kuptohet si një cilësi e plotnisë, që përfshin komponentin fizik, intelektual, estetik, shpirtëror dhe artistik, një cilësi kjo që shkon përtej mundësive të matjeve – një trekëndësh midis mendjes, shpirtit dhe trupit. Ndërsa “mjedisi” nënkupton mjedisin e ndërtuar dhe natyror në nivel urban dhe arkitektural.

Shto i Preferuar
Shto i Preferuar

Ardita Byci Jakupi është arkitekte-urbaniste, studiuese psiko-hapësinore dhe profesoreshë në Fakultetin e Arkitekturës pranë Universitetit të Prishtinës, me profil profesional të pasur me angazhim praktik. Interesat e saj kërkimore përfshijnë: dizajnin shqisor, dizajnin e peizazhit, dizajnin me pjesëmarrje, fenomenologjinë dhe teorinë kritike hapësinore.
Ajo është e fokusuar në eksplorimin e kryqëzimit të teorisë dhe praktikës, duke theksuar veçanërisht marrëdhënien njeri-mjedis, përmes trajtimit të mjedisit në kontekstin ndijor dhe psikologjik.

Të dhëna për librin:

Autori Ardita Byci Jakupi
Titulli Harmonia mjedisore (koncepte dhe parime të padukshme të dizajnit në peizazhe)
ISBN 978-9951-777-87-2
FAQE 134
Çmimi 12
Viti 2024

Për mijëra vjet, njerëzit janë përpjekur ta njohin dhe ta kuptojnë domethënien e hapësirës përmes konfigurimeve të ndryshme. Ata ndërtuan peizazhe, shpikën koncepte të ndryshme, vetëm për ta interpretuar një lloj harmonie. Secili nga këto koncepte ka pasur një rol në prodhimin e një efekti të veçantë që ka të bëjë me tendencën për ta krijuar një mjedis të këndshëm. Për këtë u përdorën edhe dukuritë natyrore, ndikimet e planetëve, Diellit dhe Hënës, vetëm për të krijuar mjedise ideale të jetesës. Të gjitha këto peizazhe arkitekturale mbeten si shenjë e qytetërimeve të ndryshme dhe e mjediseve të tyre.

“Harmonia Mjedisore”, ndonëse në fushën e arkitekturës dhe urbanizmit njihet si koncept që përshkruan qëndrueshmërinë në kontekstin ekonomik, social dhe mjedisor, ndërsa në këtë libër paraqitet si një koncept më i avancuar, përmes një ndërthurjeje më të thellë me estetikën, psikologjinë dhe marrëdhëniet njerëzore me natyrën. Në kontekst të këtij koncepti, “harmonia” duhet të kuptohet si një cilësi e plotnisë, që përfshin komponentin fizik, intelektual, estetik, shpirtëror dhe artistik, një cilësi kjo që shkon përtej mundësive të matjeve – një trekëndësh midis mendjes, shpirtit dhe trupit. Ndërsa “mjedisi” nënkupton mjedisin e ndërtuar dhe natyror në nivel urban dhe arkitektural.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “HARMONIA MJEDISORE”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Mund t’ju pëlqejnë edhe…

Shopping Cart
HARMONIA MJEDISORE
12.00
Shto i Preferuar
Shto i Preferuar