Luigi Pirandello (1867-1936), poet, prozator dhe dramaturg italian, konsiderohet një ndër kontribuesit më të mëdhenj të teatrit modern në botë. Në vitin 1934 fiton çmimin Nobel për Letërsi. Drama e tij më e njohur është Gjashtë personazhe në kërkim të autorit, e shfaqur për herë të parë në vitin 1921. Ajo flet për gjashtë personazhe të cilët vijnë në teatër dhe kërkojnë që regjisori ta vërë në skenë historinë e jetës së tyre. E mbushur me humor dhe dëshpërim, kjo dramë, e sjellë në shqip nga përkthyesja dhe studiuesja Anxhela Lepuri, është një arritje e jashtëzakonshme teatrale që eksploron natyrën thelbësisht absurde dhe tragjike të gjendjes njerëzore.
Të dhëna për Librin:
| Autori | Luigi Pirandello |
| Titulli | Gjashtë personazhe në kërkim të autorit |
| ISBN | 978-9951-777-55-1 |
| FAQE | 148 |
| Çmimi | 5 |
| Viti | 2022 |







Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.