Të dhëna për Librin:
Autori | Ridvan Dibra |
Titulli | Për romanin dhe romanet |
ISBN | 978-9951-777-33-9 |
FAQE | 168 |
Çmimi | 7 |
Viti | 2021 |
€7.00
Në librin eseistik Për romanin dhe romanet, Ridvan Dibra flet për romanin si zhanër dhe për 17 romanet e tij. Në hyrje të librit, autori shkruan: “Për romanin është folur dhe flitet shumë. Ndoshta më shumë se për çdo lloj tjetër letrar. Tjerrën teori e traktate. Përpunohen parashikime e pandehma. Prej atyre kobzeza, që paralajmërojnë “vdekjen e romanit”, deri tek ato më optimistet, të cilat shenjtërojnë mbretërimin e tij. Si përherë, e vërteta rri diku në mes. Ndërsa romani veçse stërpiket paksa prej gjithë këtij rrebeshi teorik dhe estetik, duke vazhduar të jetë, si përherë, njëri prej miqve më të mëdhenj e më besnikë të qenies njerëzore. Tashti, pas më shumë se tridhjetë vjet krijimtari, kur kthej kryet mbrapa dhe shoh që emrin tim e mbajnë jo pak, por plot shtatëmbëdhjetë romane, them se kam të drejtë edhe unë të shpreh, me modesti, ndoca përshtypje e konsiderata për këtë Mik të Madh, i cili ka shënjuar jo vetëm krijimtarinë, po krejt jetën time. Do ta bëj sipas mënyrës sime. Pa tjerrë teori e traktate. Duke u mbështetur, para së gjithash, te përvojat e mia me secilin roman. Por edhe duke i kërkuar ndihmë kujtimeve dhe shënimeve, që kam mbajtur herë pas here”.
Të dhëna për Librin:
Autori | Ridvan Dibra |
Titulli | Për romanin dhe romanet |
ISBN | 978-9951-777-33-9 |
FAQE | 168 |
Çmimi | 7 |
Viti | 2021 |
Autori |
---|
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.