Giacomo Leopardi (1798-1837), poet, eseist, filolog dhe filozof, konsiderohet poeti më i madh italian i shekullit XIX dhe njëri nga poetët më të rëndësishëm të letërsisë botërore. Poezia më e njohur e tij është Pafundësia. Pos shkrimeve të shumta dhe përkthimeve, Lepoardi shkroi edhe një përmbledhje të
përshtypjeve personale, aforizmave, vëzhgimeve filozofike, analizave filologjike, kritikës letrare dhe llojeve të ndryshme shënimesh, e cila u botua pas vdekjes, në shtatë vëllime, me titullin origjinal Pensieri di varia filosofia e di bella letteratura (Mendime të ndryshme mbi filozofinë dhe letërsinë), që më vonë quhet Zibaldone di pensieri, prej nga është nxjerrë libri Mendime.
Të dhëna për Librin:
| Autori | Giacomo Leopardi |
| Titulli | Mendime |
| ISBN | 978-9951-777-63-6 |
| FAQE | 156 |
| Çmimi | 5 |
| Viti | 2022 |







Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.