,

HYRJE NË METODËN E LEONARDO DA VINÇIT

5.00

Libri Hyrje në metodën e Leonardo da Vinçit i shkrimtarit, studiuesit dhe filozofit Paul Valery është një nga studimet referenciale për të gjithë ata që interesohen për krijimtarinë e piktorit më të madh të të gjitha kohëve. “I frymëzuar nga pikturat e Da Vinçit, Valery e përshkroi atë si përbindësh të lirisë së pastër”, thotë Maurice-Merleau Ponty.

Shto i Preferuar
Shto i Preferuar

Libri Hyrje në metodën e Leonardo da Vinçit i shkrimtarit, studiuesit dhe filozofit Paul Valery është një nga studimet referenciale për të gjithë ata që interesohen për krijimtarinë e piktorit më të madh të të gjitha kohëve. “I frymëzuar nga pikturat e Da Vinçit, Valery e përshkroi atë si përbindësh të lirisë së pastër”, thotë Maurice-Merleau Ponty. Ndërsa filozofi rumun Emil Cioran e sheh këtë studim si rezultat të perfeksionit: “Hyrje në metodën e Leonardo da Vinçit, që daton më 1894, provon se në fillimet e veta, Valery ishte perfekt dhe i pjekur si shkrimtar. Dhe si të gjitha mendjet perfekte, ishte i kufizuar në disa tema, nga të cilat nuk hiqte dorë. Ndoshta ngaqë ishte në konflikt me vetveten, me kufijtë e tij aq të dukshëm, ishte i kapluar nga fenomeni i një mendjeje universale, nga gjasa e mezidallueshme për një shumësi talentesh që lulëzojnë pa dëmtuar njëri-tjetrin dhe pa u penguar mes vete. S’kishte si të mos puqej me Leonardon”. Në një shënim që bën Ag Apolloni për këtë libër, nënvizon kujdesin e Valerysë ndaj gjuhës dhe terminologjisë, duke e parë hulumtimin si një formë të mëkatimit të domosdoshëm: “Titulli i këtij studimi ndalet te hyrja për ta paralajmëruar metodën. Pse nuk quhet thjesht Metoda e Da Vinçit? Sepse e ka shkruar gramaticieni më i kujdesshëm i gjuhës frënge, Paul Valery. Metoda nënkupton udhën dhe cakun, ndërsa ky studim vetëm bën me gisht shtegun. Në rregull, kjo mund të jetë edhe rezultat i një modestie të tepruar të Valerysë, i cili sikur kërkon falje për shpjegimin e aktit kreativ të piktorit të tij të preferuar. Prandaj, me stilin e tij tipik thotë: kam frikë se kjo mund të shpjegohet. Është hera e parë që një studiues e ndien erën e mëkatit përtej vellos misterioze”.

Të dhëna për Librin:

Autori Paul Valery
Titulli Hyrje në metodën e L. da Vinçit
ISBN 978-9951-777-28-5
FAQE 94
Çmimi 5
Viti 2020
Autori

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “HYRJE NË METODËN E LEONARDO DA VINÇIT”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shopping Cart
HYRJE NË METODËN E LEONARDO DA VINÇIT
5.00
Shto i Preferuar
Shto i Preferuar