Stefan Çapaliku (1965) është shkrimtar dhe akademik shqiptar. Ka doktoruar për letërsi dhe ka punuar si profesor në Universitetin e Shkodrës, pas taj në Universitetin e Arteve të Bukura në Tiranë, ndërsa nga viti 2005 punon si studiues në Akademinë e Studimeve Albanologjike. Ka botuar mbi njëzet vepra zhanresh të ndryshme, si poezi, prozë, dramë dhe studime. Krijimtaria e tij është përkthyer në disa gjuhë, si: anglisht, gjermanisht, italisht, frëngjisht, polonisht, turqisht, rumanisht, serbisht, maqedonisht etj. Romani i tij në tre vëllime, Secili çmendet simbas mënyrës së vet (I, II, III; 2016, 2017, 2018), është prezantuar në librin “Lettres européennes: Histoire de la littérature européenne” (Paris, 2021), ku është vlerësuar si një vepër e një modeli të ri letrar.
Të dhëna për librin:
Autori | Stefan Çapaliku |
Titulli | Hyrje në estetikë |
ISBN | 978-9951-777-54-4 |
FAQE | 225 |
Çmimi | 8 |
Viti | 2023 |
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.