FEMNA S’ASHT NJERI

5.00

Te poezia e Ledia Dushit vëmë re nji sinestetizëm që mbetet për t’u zbuluar në hulumtime biografike dhe formuese të autores.

Shto i Preferuar
Shto i Preferuar
Kategori: Etiketa: ,

Te poezia e Ledia Dushit vemë rë nji sinestetizëm që mbetet për t’u zbulue në hulumtime biografike dhe formuese të autores. Vargu shpesh i gjatë dhe madje me enjambement, përsëritjet e fjalëve por edhe të togfjalëshave, peizazhi anonim dhe i mbrendshëm që nuk ka konotacione gjeoklimaterike, fraza që ndërtohet sintaktikisht, por që nuk rrëfen dhe nuk tregon, na afrojnë në hamendjet tona me muzikën, madje mue që e njoh personalisht autoren, do të thoja se afrimi asht edhe ma specifik, sepse Dushi asht nji amatore e thekun e muzikës barok dhe e fugave. Lidhja me muzikën i jep vargut të saj atë energjinë me shkue deri tek fundi i nji mase (përkatësisht i një fraze poetike), edhe pse fraza e saj nuk na tregon diçka narrative, përshkruese dhe të përvijueshme si diçka adekuate me realitetin.

Të dhëna për Librin:

Autori Ledia Dushi
Titulli Femna s’asht njeri
ISBN 978-9951-777-19-3
FAQE 70
Çmimi 5
Viti 2020
Autori

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “FEMNA S’ASHT NJERI”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Shopping Cart