Miguel de Unamuno
Miguel de Unamuno (1864-1936), poet, dramaturg, prozator, eseist dhe filozof spanjoll, ka qenë profesor i letërsisë antike greke dhe i letërsisë klasike në Universitetin e Salamankës, ku, gjithashtu, është emëruar dy herë rektor dhe, për mosbindje, është shkarkuar, së pari, më 1924, nga diktatori Miguel Primo de Rivera dhe, së dyti, më 1936, nga diktatori Francisco Franco. Unamuno njihet si një ndër shkrimtarët, filozofët dhe intelektualët më të mëdhenj të shekullit XX. Ai ka shpikur një zhanër të ri (nivola), në të cilin i ka shkruar veprat e tij më të famshme: Mjegulla (1914), Jeta e Don Kishotit dhe e Sanços (1914), Abel Sançez (1917), Shën Manuel Bueno, martir (1930) etj.
Po shfaqen krejt 4 përfundimet