Te poezia e Ledia Dushit vemë rë nji sinestetizëm që mbetet për t’u zbulue në hulumtime biografike dhe formuese të autores. Vargu shpesh i gjatë dhe madje me enjambement, përsëritjet e fjalëve por edhe të togfjalëshave, peizazhi anonim dhe i mbrendshëm që nuk ka konotacione gjeoklimaterike, fraza që ndërtohet sintaktikisht, por që nuk rrëfen dhe nuk tregon, na afrojnë në hamendjet tona me muzikën, madje mue që e njoh personalisht autoren, do të thoja se afrimi asht edhe ma specifik, sepse Dushi asht nji amatore e thekun e muzikës barok dhe e fugave. Lidhja me muzikën i jep vargut të saj atë energjinë me shkue deri tek fundi i nji mase (përkatësisht i një fraze poetike), edhe pse fraza e saj nuk na tregon diçka narrative, përshkruese dhe të përvijueshme si diçka adekuate me realitetin.
Të dhëna për Librin:
Autori | Ledia Dushi |
Titulli | Femna s’asht njeri |
ISBN | 978-9951-777-19-3 |
FAQE | 70 |
Çmimi | 5 |
Viti | 2020 |
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.