Ag Apolloni (1982) është shkrimtar, studiues dhe profesor në Universitetin e Prishtinës. Ka drejtuar revistën letrare Jeta e Re (2010 – 2012), revistën për studime kulturore Symbol (2013-2023), shtëpitë botuese Om (2012 -2018) dhe Bard Books (nga 2019). Ka kryer studimet për Dramaturgji dhe për Letërsi shqipe, ku edhe ka doktoruar. Përveç teksteve teatrore dhe studimore, Apolloni ka shkruar edhe librat poetikë Zomb, Sandalet e Senekës dhe Retorika e heshtjes; librin autobiografik Mesjeta ime, dhe romanet: Ulurima e ujkut, Zazen, Një fije shprese, një fije shkrepëse dhe Kësulëkuqja, përrallë për të rritur. Veprat e tij janë shpërblyer me disa çmime dhe janë përkthyer në disa gjuhë.
Në vitin 2024 ka ligjëruar në Universitetin e Pragës një cikël prej dhjetë ligjëratash me titullin e përbashkët Letërsia botërore dhe bota e letërsisë.
Të dhëna për Librin:
Autori | Ag Apolloni |
Titulli | Predikimet e Pragës |
ISBN | 978-9951-9230-0-2 |
FAQE | 150 |
Çmimi | 8 |
Viti | 2025 |
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.