Libri Zoti në kinema është një libër që trajton filma të njohur mbi heshtjen e Zotit përballë krimeve të njerëzve. Nga një prizëm filozofik, analizohen idetë e filmave: The Seventh Seal, The Last Temptation of Christ, Amen, The Two Popes etj. Në vlerësimin në kopertinë të librit, Ag Apolloni shkruan: “Libri Zoti në kinema vjen me një titull goditës. Pas titullit efektiv qëndrojnë analizat, përqasjet, komentet dhe reflektimet, nëpërmjet të cilave Dragusha e tejkalon diskursin mediatik dhe strehohet aty ku ndihet rehat: në filozofi. Filozofia është pika e pozicionimit të tij, ndërsa kinematografia është ekrani përballë tij, prandaj këto ese mund të lexohen si një teori e tij, duke pasur parasysh etimologjinë e termit. Meqenëse Zoti në shkrimet e Dragushës është temë obsesive dhe problem i pashmangshëm e i pazgjidhshëm, ai s’kishte si të mungonte edhe në krye të titullit të librit të tij të parë. Këta dy kanë çfarë të thonë për njëri-tjetrin, kanë një histori të gjatë (mos)marrëveshjeje. Përderisa i pari (Zoti) ka vendosur të heshtë, i dyti (Dragusha) ka vendosur të flasë. Dhe ky është vetëm fillimi”.
Të dhëna për Librin:
Autori | Dritan Dragusha |
Titulli | Zoti në kinema |
ISBN | 978-9951-777-29-2 |
FAQE | 70 |
Çmimi | 5 |
Viti | 2020 |
Aimee –
Hi there! This post could not be written any better!
Reading through this post reminds mme of my old room mate!
He always kept talking about this. I will forward this write-up to him.
Petty sure he will have a good read. Many thanks for sharing!
Stop by my web page: https://Penzu.com/p/9427cac2