,

ÇKA MUND TË MËSOJMË SOT NGA HEGELI?

7.00

Ky libër është një diskutim mbi një rrjet idesh, që nga antikiteti e deri më sot, duke pasur përherë në qendër Hegelin. Në këtë kohë dhe në këtë vend ku diskutimet, në rastet më të shpeshta, e kanë ulur shumë nivelin, ky libër është një tour de force”.

Në këtë libër dy profesorët universitarë dhe filozofët Robert M. Wallace dhe Blerim Latifi, në formë dialogu, dialogojnë idetë, konceptet dhe momentet më të rëndësishme filozofike që nga fillimet e mendimit filozofik perëndimor e deri më sot, duke e pasur si lajtmotiv  filozofin më të madh gjerman, Hegelin.

Libri “Çka mund të mësojmë sot nga Hegeli?” i Robert M. Wallace dhe Blerim Latifit është një dialog mes dy profesorëve të filozofisë dhe njohësve të thellë të Hegelit. Ky libër është një diskutim mbi një rrjet idesh, që nga antikiteti e deri më sot, duke pasur përherë në qendër Hegelin. Në këtë kohë dhe në këtë vend ku diskutimet, në rastet më të shpeshta, e kanë ulur shumë nivelin, ky libër është një tour de force”.

Blerim Latifi dhe Robert M. Wallance, me qetësinë filozofike i elaborojnë përplasjet më të mëdha në filozofinë perëndimore, që prej Platonit deri te Hegeli, madja shkojn] edhe më tej.

“Kur flitet për Hegelin, nuk mund të shmangen emrat e mëdhenj të filozofisë, sikurse janë Platoni, Kanti, Marksi, por edhe çështjet e përhershme të saj, siç janë liria, moderniteti dhe religjioni me dy konceptet e tij themelore, Zotin dhe misticizmin. Krejt këto janë pjesë e bashkëbisedimit tim filozofik me profesor Wallace”, thotë profesor Blerim Latifi në parathënien e librit.

Libri nis me Hegelin, ndërsa përfundon me poezinë “The Base of All Metaphysics” të Walt Whitman, që të sugjeron se Hegeli, në fakt, është baza e gjithë metafizikës.

Shto i Preferuar
Shto i Preferuar

Të dhëna për Librin:

Autori Robert M. Wallace & Blerim Latifi
Titulli Çka mund të mësojmë sot nga Hegeli?
ISBN 978-9951-777-36-0
FAQE 122
Çmimi 7
Viti 2021

1 shqyrtim për ÇKA MUND TË MËSOJMË SOT NGA HEGELI?

  1. gralion torile

    Hello my friend! I wish to say that this article is awesome, great written and include almost all vital infos. I would like to peer more posts like this .

Shtoni një shqyrtim

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shopping Cart
ÇKA MUND TË MËSOJMË SOT NGA HEGELI?
7.00
Shto i Preferuar
Shto i Preferuar