MUZIKANTËT

7.00

& Dërgesë-Gratis

Të gjitha tregimet e këtij libri janë sa aventura në kujtesën emocionale të autorit, aq edhe përvoja kulturore të tij në kontakt me letërsitë e tjera. Pra, këto tregime përveç që sjellin një përvojë nga realiteti, nga e kaluara dhe aktualiteti, sjellin edhe shoqërime të teksteve me drejtime e rryma letrare dhe filozofike europiane, nga të cilat impresionizmi si drejtim letrar modernist dhe ekzistencializmi si rrymë filozofike, alternohen gjithandej nëpër libër. Derisa stili impresionist korrespondon me temën që zgjon nostalgji, qasja ekzistencialiste përfshin gjithë diskursin narrativ me qëllim të thellimit të vertikales semantike.

Shto i Preferuar
Shto i Preferuar
Kategori: Etiketa: , ,

Primo Shllaku (Shkodër, 1947) është shkrimtar dhe profesor në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë. Edhe pse ka shkruar që në moshë të re, ai ka filluar të botojë vetëm pas rënies së regjimit komunist. Deri tash ka botuar tri përmbledhje poetike (Lule nate, Hana e njelmët e ditës, Edhe fjalët shkojnë në ferr) dhe një përzgjedhje (Dashunia fillon prej gjysmës). Po ashtu, ka botuar librin me tregime Muzikantët dhe monografitë: Një Uliks që s’mbërriti kurr në Itakë dhe Nji letërsi tjetër; ka
përkthyer Shatobrianin, Hygoin, Bodlerin, Kafkën, Kavafin, Sartrin, Todorovin etj., dhe ka botuar shkrime të shumta për letërsinë dhe gjuhën shqipe.

Të dhëna për librin:

Autori Primo Shllaku
Titulli Muzikantët
ISBN 978-9951-777-42-1
FAQE 148
Çmimi 7
Viti 2021
Autori

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “MUZIKANTËT”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shopping Cart
MUZIKANTËT
7.00
Shto i Preferuar
Shto i Preferuar