Primo Shllaku (Shkodër, 1947) është shkrimtar dhe profesor në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë. Edhe pse ka shkruar që në moshë të re, ai ka filluar të botojë vetëm pas rënies së regjimit komunist. Deri tash ka botuar tri përmbledhje poetike (Lule nate, Hana e njelmët e ditës, Edhe fjalët shkojnë në ferr) dhe një përzgjedhje (Dashunia fillon prej gjysmës). Po ashtu, ka botuar librin me tregime Muzikantët dhe monografitë: Një Uliks që s’mbërriti kurr në Itakë dhe Nji letërsi tjetër; ka
përkthyer Shatobrianin, Hygoin, Bodlerin, Kafkën, Kavafin, Sartrin, Todorovin etj., dhe ka botuar shkrime të shumta për letërsinë dhe gjuhën shqipe.
Të dhëna për librin:
Autori | Primo Shllaku |
Titulli | Muzikantët |
ISBN | 978-9951-777-42-1 |
FAQE | 148 |
Çmimi | 7 |
Viti | 2021 |
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.