Lëreni Putinin. Flisni me Rusët

Eurozine
2 mars 2022

            Lufta e Putinit po luftohet në interes të një elite politike, jo të popullit rus. Por fluska e informacionit po e parandalon publikun rus të flasë. Këtu hyjnë ata jashtë Rusisë. Një thirrje nga shoqëria civile ruse.

            Ushtria ruse nën komandën e Vladimir Putinit po zhvillon një luftë brutale ndaj Ukrainës së pavarur. Rezistenca e ushtrisë ukraniane është e guximshme dhe e fortë. Përkrahja ndërkombëtare për Ukrainën është e paprecedentë.

            Por mbetet edhe një gjë tjetër për t’u bërë.

            Lëreni Putinin! Flisni me Rusët!

            Rusët ende hezitojnë të protestojnë kundër kësaj lufte të ligë. Shumë frikësohen nga represioni. Shumë të tjerë jetojnë në një fluskë informacioni dhe besojnë në propagandën toksike shtetërore.

            Por miliona e miliona njerëz përreth botës kanë lidhje personale dhe të tjera me Rusinë.

            Punë. Biznes. Dashuri. Bashkëpunime shkencore. Art. Religjion. Gjëra nga më të ndryshmet.

            Kjo është një forcë e madhe.

            Përdorini këto lidhje.

            Lëreni Putinin. Flisni me Rusët

            Dërgoni email-e.

            Çoni mesazhe.

            Shkruajuni!

            Shprehni pikëllimin tuaj. Shqetësimin. Zemërimin.

            Jini sa më personal.

            Jini emocional, por të rezervuar.

            Jini këmbëngulës.

            Nëse është e nevojshme, shpjegoni gjërat më të thjeshta. Rusia është një agresor. Ukraina po mbron vetveten.

            Shpjegoni sanksionet. Shkallën e agresionit. Kriminalitetin e veprimeve të Rusisë.

            Shpjegoni pse e gjithë bota është në krah të Ukrainës.

            Pse qiejt janë mbyllur.

            Pse lidhjet ekonomike janë shkëputur.

            Por mos i shkëputni lidhet tuaja personale. Përdorini ato.

            Shkruani tregtarit me të cilin bashkëpunoni. Shkruajuni zyrtarëve të shtetit. Burrave në pushtet. Ushtrisë. Politikanëve të çdo lloji. Çdo rusi që njihni.

            Kjo nuk është propagandë a diplomaci.

            Është një nevojë urgjente dhe esenciale për të vërtetën.

            Që rusët të protestojnë kundër luftës.

            Në emër të paqes, ne duhet ta bëjmë këtë menjëherë:

            #SkipPutinTalkToRussians   

            Shpërnajeni këtë mesazh.

            Nxitni të tjerët.

            Le ta bëjmë këtë tani

Shopping Cart