Geroges Moustakis: Vetmia jeme

Përkthyer nga Ag Apolloni

Vetmia jeme

Sa shpesh kam fjetë me këtë vetmi,
Sa tashma e kam mike, e kam dashni.
S’më ndahet asnji hap, besnike si hija,
Më ka ndjekë kahdo që shkoja e vija.

Jo, kurrë s’jam vetëm, me vetminë teme.

Kur shtrihemi n’shtrat, ajo e ze tanë hapësinën,
kalojmë net t’gjata, pa i kthy njani-tjetrit shpinën.
Njimend nuk di me këtë lidhje çka me ba,
Me u mësu me të, a ma mirë u me nda?

Jo, kurrë s’jam vetëm, me vetminë teme.

Prej saj kam mësu shumë, edhe lot kam derdhë.
Edhe kur e përzâ, ajo s’largohet asnjiherë.
Edhe sikur ta doja ndonji kurtizane tjetër,
Prapë do t’përfundoja te kjo mike e vjetër.

Georges Moustaki (1934–2013), këngëtar, poet, kompozitor dhe tekstshkrues frankofon, ishte një nga figurat e njohura të këngës franceze të shekullit XX. I lindur në Aleksandri të Egjiptit, në një familje hebreje me origjinë greke, ai u vendos në Paris më 1951 dhe u bë i njohur për këngët e tij lirike, melankolike dhe humaniste. Moustaki u varros sipas riteve hebraike, në një varr familjar në Varrezat Père-Lachaise në Paris, pak metra larg varrit të së dashurës së tij, Édith Piaf.

Shopping Cart